Feja Islame - Fjala e mire
   
Ky Web osht hala n'renovim.!
  Home
  Mire se erdhe Ramazan
  AGJERIMI
  DOBITE TE NAMAZIT
  Fjala e mire
  Dashuria per Nënen
  Nje femije amerikan pranon Islamin
  SHPENZIMI NË RRUGËN E ALLAHUT
  SYNETIA
  Dhikri
  Statusi i familjes në Islam
  Sistemi familjar në Islam
  SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM
  SISTEMI EKONOMIK NE ISLAM
  Video ILAHIA
  VIDEO
  Ndegjo Radio Pendimin
  Falja e Namazit
  Disa lloje te Kur'ani
  POEZI ~ ISLAME
  99 Emrat e All-llahut
  EMRAT
  KUIZI ~ ISLAM
  Ligjerata Islame
  Foto nga Xhami t'ndryshme
  Ders nga Rexhep Qerkezi
  Kur'ani ~ Mp3
  Shkarko programe Islame
  Shkarko Prgrame t'ndryshme
  Argetohu-Pak
  Chat~Islam

                Fjala e mire

Allahu [subhanehu ve teala] na mëson që të themi fjalën e mire çdo ditë dhe në të gjitha rastet. Ai na udhëzon gjithashtu, që të përmbahemi nga përdorimi i fjalëve të këqija dhe fjalëve të shejtanit.
"A nuk e ke kuptuar se si Allahu bëri shëmbull: fjalën e mire, si pema e mire që rrenjët e saj janë thellë (në tokë), e degët e saj janë lartë, e që më vullnetin e Zotit,a jo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu, pra, u parashtron njerëzve shembuj, ashtu që ata të mendojnë." (Ibrahim, 24-25)
         Allahu na vë në dijeni, që Ai pranon nga ne fjalën e mirë dhe veprën e mirë. Eshtë Ai, që na jep fuqi, pushtet dhe një pozitë të lartë, në këtë botë dhe në botën tjetër.
        "E ti robëve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djali është armik i hapur i njeriut." (El-Isra, 53)
         Allahu [subhanehu ve teala] na udhëzon me këtë ajet, që të themi fjalën e mire dhe të flasim me dashuri me njerëzit, ndryshe do t'i humbasim ata. Djalli do të luaj rolin e tij për të na ndarë dhe për të krijuar armiqësi mes nesh.
         Edhe nëse ekziston ndonjë mosmarrveshje, mospërputhje, armiqësi, grindje, konflikt apo përplasje mes dy personave, muslimani duhet të thotë fjalën e mire dhe të bëjë më të mirën për menjanimin e tyre.
         Fjala e mirë është ajo ç'ka njerëzit duhet të kujtojnë, që të përfitojnë prej saj, ta ndjekin atë dhe t'i nxisin të tjerët ta bëjnë atë. Fjala e keqe sjell pasoja të këqija, për ata që i shqiptojnë ato. Fjalët e këqija janë mbeturina që mblidhen brigjeve të lumenjëve.
         Muslimani duhet të tregojë kujdes për sjelljet e tija, mënyren e të folurit dhe çdo gjë që bën. Nëse nuk e bën këtë, nuk mund t'u kërkohet të tjerëve të bëjnë atë që ju nuk e bëni! Tek Allahu është shumë e urryer të thuhet ajo që nuk punohet.
          Fjala e mire dhe fjala e keqe dalin që të dyja nga e njëjta gojë dhe pasqyrojnë personalitetin dhe mbrendësinë e individit.
         Pejgamberi Muhamed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na mesoi të themi fjalën e mire, ose ndryshe, le të qëndrojmë të heshtur. Në një rast tjetër, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] këshillon të kontrollojmë gjuhën (të folurit), nëse duam që të kemi sukses dhe të jemi të shpëtuar.
         Nëse ju deshironi të shlyeni mëkatët dhe gabimet tuaja, ju duhet të merrni nismën për të bërë mire për vetën tuaj dhe për të tjerët. Kontrollo vetveten, nëse je mes njerëzve të mire apo jo të atillë. Të bëhesh i mirë dhe të thuash të mirën, duhet që ushqimi yt të jetë hallall, shtepia e jote të jetë e rregullt, të vishesh mire dhe pastër, mënyra e jote e të jetuarit të jetë e rregullt. Vetë ju, duhet të jeni të ndershëm, të sinqertë, zemërhapur, të çiltër dhe të drejtë.
Kur ju të përpiqëni që t'i zotëroni këto cilësi ju, padyshim, mund të thoni të vërtetën dhe fjalën e mirë.

 
   
Today, there have been 10 visitors (13 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free