Nëse fëmiu lind i bërë synnet atëherë nuk ka nevoje te behet prape. Mejmuni tregon se këtij i kishte thënë Ahmedi: "Një njeriu këtu i kishte lindur fëmiu i bërë synnet ndërsa ai ishte mërzitur shume. I thashë: Nëse Allahu e ka marre përsipër synetine e femiut atëherë çfarëe te mërzitë ty kaq shume?!".
Ka thënë Ebu El Ferexh El Xhevzijj: Jam informuar se Ka’b El Ahbari ka thënë: 13 pejgambere kane lindur te bere synet: Ademi, Shiti, Idrisi, Nuhu, Sami, Luti, Jusufi, Musai, Shuajbi, Sulejmani, Jahjaja, Isai dhe Pejgamberi ynë, alejhimus selam.
Ndersa Muhammed b. Habib El Hashimijj mendon se ata janë 14 dhe emrat e tyre janë këta: Ademi, Shiti, Nuhu, Hudi, Salihu, Luti. Shuajbi, Jusufi, Musai, Sulejmani, Zekerija-ja, Isai, Handhale b. Safvani (pejgamberi i As’habu-rr-Rres’it) dhe Muhammedi, alejhimus selam([16]).
Dijetaret shafiite pëlqejnë qe ne rast se fëmiu lind i bërë synet atëherë sa për adet t’i vihet brisku mbi vendin ku duhet bere synet dhe pa e prere fare ta përshkojë atë vend([17]).
Ebu Shameh ka thënë: Ne shumicën e rasteve, foshnjet qe lindin te bëra synet nuk janë komplete keshtuqë një pjese e lëkurës mbetet ne organ. Nëse femiu e ka këtë pjese atëherë patjetër duhet t’i hiqet kjo.
Ndërsa sa i përket pejgamberit tone, Muhammedit, alejhi selam janë transmetuar mendime te ndryshme:
· Është bere nga melaiket atë dite kur ia kishin shpalosur gjoksin dhe ia kishin pastruar atë([18]).
Kur behet synet femiu
· Një grup dijetaresh kane thënë se Ibrahimi, alejhi selam, e kishte bere synet Ismailin ne moshën 13 vjeçare ndërsa Is’hakun ne ditën e shtate te lindjes.
· Transmetohet nga Fatimeja se ajo bënte synet fëmijët e saj ne ditën e shtate. Imam Maliku e kishte urryer këtë dhe kishte thënë se kjo është tradite e çifutëve.
· Lejth b. Sa’di ka thënë: Femiu behet synnet ne mes moshës 7-10 vjeçare. Ngjashëm me këtë transmeton edhe Ibni Vehbi nga Imam Maliku.
· Nuk behet synet deri sa te jetë afër moshës se pjekurisë seksuale. Buhariu transmeton nga Seid b. Xhubejri se Ibni Abbasi ishte pyetur: Sikur kush ishte ti atë dite kur vdiq Pejgamberi, alejhi selam? Tha: Atë dite unë isha ne bylyk (moshë madhore)". Ka thënë (transmetuesi): Nuk e bënin synet mashkullin derisa arrinte ose ishte afër pjekurisë seksuale.
· Synetia e fëmiut është sunnet dhe nuk ndalohet e as nuk urrehet (mekruh) as para shtate ditorit te lindjes sikurse qe as nuk ndalohet dhe a nuk është e urryer (mekruh)([19]).
· Dijetaret kane preferuar qe ne rast pranimi te fesë islame nga ndonjë njeri i moshuar te behet synnet. Atau thoshte: Islami i tij nuk është komplet derisa te behet synet edhe nëse arrin moshën 80 vjeçare. Megjithatë dijetaret tjerë mendojnë te kundërtën([20]). Hasani kishte lejuar qe plaku i vjetër te mos behej synet dhe nuk shihte gjë te keqe ne dëshminë, therjen, haxhin dhe namazin e tije dhe ne këtë gjendje([21]). Ibni Abdul berri ka thënë: Shumica e dijetareve perfaqesojne kete mendim([22]).
Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne Arabinë Saudite ka ndare këtë mendim: Synetia edhe pse është nga cilësitë e natyrshmërisë se lindur tek njeriu megjithatë nuk është kusht për hyrje ne fe; mund te bëhesh musliman edhe nëse nuk behesh sunnet ([23]).
· Imamul Haremejni mendon se synetia nuk obligohet para moshës madhore sepse femiut nuk i obligohen adhurimet trupore, si: namazi, qe kane lodhje por nuk kane dhimbje e si t’i obligohet ky rit fetar, i cili ka dhimbje([24]).
· Ebu El Ferexh Es Serehsijj ka thënë: Synetia e femiut te mitur ka dobi. Se pari lëkura e tij është me e njome (dhe është me lehte te behet synet) ndërsa kur te rritet atëherë ajo behet paksa me e vrazhde.
· Ibni-l-Mundhiri transmeton se Hasan Basriu dhe Imam Maliku urrenin te behet femiu synet ne ditën e shtate te lindjes për arsye se kjo ishte tradite e çifutëve.
· Taberaniu transmeton nga Ibni Abbasi se Sunnet është qe femiu ne ditën e shtate te emërtohet dhe te behet synet. Ky transmetim është i dobët([25]).
Dijetaret kane qene te ashpër edhe sa i përket atij qe duhet bere synet por qe frikësohet për shëndetin e tij. Sahnuni ka thënë: Nuk duhet lënë synetine edhe nëse ka dro për vete. Megjithatë, jo tërë dijetaret kane këtë mendim. Shejh Bin Bazi ne përgjigjën e një pyetjeje te ngjashme me këtë kishte thënë: Nëse njeriu është i vjetër dhe ka dro qe nëse behet sunnet do te ketë dëmtime serioze ne shëndet atëherë nuk ka nevoje te behet sunnet([26]).
Tek ne është bere tradite qe fëmijëve te vegjël t’iu lihen te holla si dhurate me rastin e synetise. Këtë gjest disa dijetarë të Saudisë e kane konsideruar si bidat (risi) ne fe([27]). Unë nuk do ta diskutoja mendimin e tyre porse mendoj se rëndësia e atyre te hollave, te cilat ne shumicën absolute te rasteve nxisin fëmijët për kryerjen e këtij riti fetar, nuk do t’i cilësonte si bidat ngase një shume simbolike këtu është mjet e nuk është qëllim. Allahu e di me se miri!
Këtë punim modest dua ta përmbylli me vërejtjen për një dukuri, e cila ndodhë aty këtu ne mesin e myslimaneve, dhe e cila ehte: synetia e njeriut pas vdekjes. Ndodhe qe ndonjëri për arsye te apo pajustifikueshme nuk ehte bere synet sa ka qene gjalle kështu qe te afërmit e marrin përsipër këtë punë dhe e bëjnë pas vdekjes se tij. Kjo nuk ka nevoje te kryhet. Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ka lëshuar këtë fetwa: "Nëse njeriu nuk është bërë sunnet gjalle atëherë nuk behet pasi që të vdes ([28]).
Allahu na mundësoftë qe përherë te jemi ne shërbim te fesë se Tij, na vdektë si myslimanë dhe na tuboftë në grupin e vepërmirëve.
18-6-2006, e dielë
Vushtrri, Kosovë
([1]) Synetia është fjale arabe e huazuar ne gjuhen turke, shqipe dhe shume te tjera me një kuptim tjetër nga ai qe është ne gjuhen arabe. Meqë synetia është tradite profetike, atëherë tek popujt joarabë është huazuar nga fjala Sunnet (tradite e profetit) ndërsa ne gjuhen arabe, si term ka El Hitan الختان. Ne terminologjinë fetare synetia d.t.th: "Prerja e pjesës shtesë në organin gjenital, në të cilën mblidhet pjesa e mbetur e urinës, ku nuk mund te pastrohet nga brendësia dhe as te largohet era e saj e pakëndshme.
([2]) Ne lidhje me abdesin kemi argumente te shumta por ne zgjodhëm këtë hadith, te cilin e ka regjistruar Imam Muslimi ne Sahihun e tij. عَنْ حُمْرَانَ مَوْلَى عُثْمَانَ قَالَ سَمِعْتُ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ وَهُوَ بِفِنَاءِ الْمَسْجِدِ فَجَاءَهُ الْمُؤَذِّنُ عِنْدَ الْعَصْرِ فَدَعَا بِوَضُوءٍ فَتَوَضَّأَ ثُمَّ قَالَ وَاللَّهِ لَأُحَدِّثَنَّكُمْ حَدِيثًا لَوْلَا آيَةٌ فِي كِتَابِ اللَّهِ مَا حَدَّثْتُكُمْ إِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ لَا يَتَوَضَّأُ رَجُلٌ مُسْلِمٌ فَيُحْسِنُ الْوُضُوءَ فَيُصَلِّي صَلَاةً إِلَّا غَفَرَ اللَّهُ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الصَّلَاةِ الَّتِي تَلِيهَاHumrani rrëfen se e ka dëgjuar Uthman b. Affanin, i cili derisa ishte ne oborr te xhamisë erdhi muezzini dhe e lajmëroi kohën për namazin e ikindisë. Atëbotë ai urdhëroi qe t’ia sillnin ujin për abdes dhe tha: Pasha Allahun! Do tua them një hadith, sikur te mos ishte një verset i librit te Allahut nuk do t’ua thosha. E kam dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam duke thënë: Nuk ndodhe qe muslimani te marre abdes dhe ta beje atë me përpikëri, pastaj te fale namaz e te mos i falen atij mëkatet qe ka ne mes kohës se tij dhe namazit vijues".
([3]) Buhariu rrefen nga Ebu Hurejre se ai e ka degjuar Pejgamberin, alejhi selam duke thene: عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ أَرَأَيْتُمْ لَوْ أَنَّ نَهَرًا بِبَابِ أَحَدِكُمْ يَغْتَسِلُ فِيهِ كُلَّ يَوْمٍ خَمْسًا مَا تَقُولُ ذَلِكَ يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ قَالُوا لَا يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ شَيْئًا قَالَ فَذَلِكَ مِثْلُ الصَّلَوَاتِ الْخَمْسِ يَمْحُو اللَّهُ بِهِ الْخَطَايَا Me tregoni sikur ndokujt prej jush t’i kalonte lumi pranë derës së shtëpisë dhe te lahej ne te pese here a thua do t’i linte diç nga papastërtia? Thanë: Kjo nuk i lë asgjë nga papastërtia. Tha: Ky është shembulli i pese namazeve; Allahu me to fshin gabimet". (Buhariu)
([4]) Allahu ne lidhje me zekatin ka përmendur ne Kur’an ne te njëjtin verset te dy pastrimet e tij; atë konkret dhe atë abstrakt. Me konkretisht thotëخُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) ". (Tewbe, 103)
([5]) Sa i përket agjërimit, Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: منْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari, atij i falen mëkatet e mëparshme".
([6]) Ne lidhje me haxhin Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "مَنْ حَجَّ لِلَّهِ فَلَمْ يَرْفُثْ وَلَمْ يَفْسُقْ رَجَعَ كَيَوْمِ وَلَدَتْهُ أُمُّهُ Kush bën haxhin duke mos kryer marrëdhënie intime dhe duke mos shkelur normat, ai kthehet ne shtëpi (i pastër nga mëkatet) sikurse atë dite kur e ka lind nena".
([7]) Kurtubiu ne koment te këtij ajeti thotë se dijetaret janë unikë përkitazi me faktin se Ibrahimi, alejhi selam, ishte i pari qe ishte bere synet ndërsa kane polemizuar sa i përket moshës, në të cilën ishte bërë synet. Imam Maliku transmeton nga Ebu Hurejre se ai ishte bere synet وهو ابن مائة وعشرين سنة وعاش بعد ذلك ثمانين سنة ne moshën 120 vjeçare ndërsa me pas kishte jetuar edhe 80 vite". Edhe Evzaiu transmeton ngjashëm me këtë version nga Jahja b. Seid nga Seid b. Musejjib nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: "اختتن إبراهيم عليه السلام وهو ابن مائة وعشرين سنة ثم عاش بعد ذلك ثمانين سنة Ibrahimi u be synet gjersa ishte ne moshën 120 vjeçare ndërsa pas këtij rasti jetoi edhe 80 vite". Ne disa transmetime tjera nga Jahja-ja qëndron se: "أنه اختتن حين بلغ ثمانين سنة واختتن بالقدوم Ai ishte bere synet kur kishte arritur moshën 80 vjeçare dhe se ishte bere synet me rrase guri". Kështu qëndron edhe ne Sahihun e Muslimit. Edhe Ikrimeja e përfaqëson këtë mendim. Tefsiri i Kurtubiut.
([8]) Komentimi i fillimit te hadithit ne pika te shkurtra.
Natyrshmëria është (në) pesë (gjëra) ose pesë (gjëra) janë prej natyrshmërisë
· Sa i përket përkufizimit ne shifrën pese ne këtë transmetim, disa kane thënë se kjo vetëm është cekur përndryshe nuk është e prere.
· Te tjerët kane thënë se së pari Pejgamberi, alejhi selam ishte njoftuar nga Allahu për këto pese cilësi e me pastaj u njoftua edhe për cilësitë tjera, te përmendura ne hadithet tjera.
· Disa kane thënë se përmendja e versioneve te ndryshme ka qene ne varësi nga vendi, ku për secilin mekam (vend) ka cekur gjerat e përshtatshme (dhe te domosdoshme) për audiencën e tij.
· Është thënë se për qellim me këtë shifër ka qene rëndësia e madhe qe duhet kushtuar këtyre pese gjerave. Pra këto pese gjera nuk janë te vetmet por meqë kane rëndësi shume te madhe për jetën higjienikoislame, atëherë ato i solli ne formën përkufizuese sikur nuk ka tjera përveç tyre. Kjo i ngjan hadithit në të cilin thuhet: "الدِّين النَّصِيحَة Feja është këshillë". Ne e dimë se feja është këshillë por me shume është parimore dhe normative se sa këshilluese.
Ibnu-l-Arebiu ka përmendur se cilësitë e natyrshmërisë se lindur te njeriut arrijnë diku ne 30 sosh, madje edhe me shume. Ndërsa shifra me e pakte e cekur ne hadithe është shifra 3 e përmendur ne hadithin e Ibni Omerit. Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari, Ibni Haxher El Askalani
([9]) Ebu Shameh ka përmendur se synetia ka te mira te shumta, si: pastërtia me e madhe, sëmundjet me te pakta dhe me te rralla gjenitale, etj. Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari.
([10]) Sëmundjet gjenitale, Prostitucioni, Muhammed Ali El Barr, Ibrahim Treginjac, f: 9
Për këto ndikime pozitive shih edhe këtë artikull te huazuar nga një reviste islame: Studimet e reja sugjerojnë se synetimi (rrethprerja) i meshkujve zvogëlon mundësinë e infektimit me "HIV" në masën 50%. Një hap i tillë studimor është ndërmarrë në spitalin universitar në Lusakë të Zambias, ku 18 muaj më parë, është ofruar synetimi për vetëm 3 $ dhe është kërkuar që një praktikë e tillë të ndiqet edhe në vendet e tjera.
Dr. Kasonde Bowa, një ndërmarrje të tillë e arsyeton me faktin shkencor, duke konfirmuar se kjo ndërhyrje minimizon mundësinë e përhapjes së virusit HIV.
Ministria e Shëndetësisë në Zvicër, që në janar ka kryer kurse trajnimi për 60 mjekë rreth praktikës së synetimit, dhe sugjeron, duke u mbështetur në argumente shkencore, se synetimi mund të evitojë infektimin me HIV. Në lidhje me këtë, disa zyrtarë presin vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rezultate pozitive deri tani kanë dhënë provat në Uganda, Kenia e Zambia, të dhëna të publikuara nga Agjencia e OKB-së.
Daniel Herper – epidemiolog dhe ekspert i OKB-së (për Afrikën), argumenton se shkalla e ulët e synetimit dhe ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, ka përhapur tragjikisht virusin HIV. Nga 5 milion të infektuar vitin e kaluar, 3.2 milion jetojnë në Afrikën Jugore. Sipas studimit të Dr. Harper, publikuar më 1999, në shtatë shtetet jugore të Afrikës, 1 në 5 meshkuj kanë qenë të synetuar, ndërkohë që përqindja e të infektuarve me HIV është rritur nga 14%, në 26%. Në 9 shtetet perëndimore të Afrikës, ku 4 nga 5 meshkuj janë të synetuar, infektimi me virusin HIV ka rënë nën 5%.
Analizat shkencore të vitit 2002, të publikuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Fondit për Zhvillim, nga 38 studime të bëra kryesisht në Afrikë, ka konstatuar se meshkujt e pasynetuar janë dy herë më të rrezikuar nga virusi HIV, krahasuar me meshkujt e synetuar.
Testi i kryer në Johanesburg, financuar nga qeveria franceze, ndaj 3274 meshkujve (1637 të synetuar, 1637 të pasynetuar), pas 17 muajsh, tregoi se numri i të infektuarve në grupin e individëve të pasynetuar ishte 49, ndërsa vetëm 20 në atë të synetuar..
Përktheu: Hajrudin Muja
Marrë nga "New York Times" e dt. 28 Prill 2006
www.dritaislame.com
([11]) Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
([12]) Një gjë te tille shkurtimisht e kishte përmbledhur edhe Shejhu Hasenejn Muhammed Mahluf, i cili kishte thënë: "Parimisht, te gjithë dijetaret mendojnë se synetia e femrës nuk është obligative ndërsa ajo e mashkullit po sepse është moto e muslimanëve dhe fesë se Ibrahimit, alejhi selam.
Mendimet e dijetareve përkitazi me dis. e synetisë
· Shafiu mendon se është obligative për mashkullin dhe femrën,
· Hanbelite mendojnë se është obligim për mashkullin dhe jo për femrën
· Hanefite dhe Malikite mendojnë se është sunnet
Shif: Fetawa El Ez’her
([13]) Sipas një versioni edhe Imam Ahmedi ishte i mendimit se synetia për mashkullin është sunnet. El Mevsuatu El Fikhijje
([14]) Fetawa El Ez’her
([15]) Fetawa El Ez’her
([16]) Tefsiri i Kurtubiut, komenti i kaptinës Bekare.
([17]) Dr. Musa Shahin Lashini e ka refuzuar këtë mendim duke thënë se feja nuk mbahet me formalitet porse me urtësi dhe dobi. Ajo qe nuk ka dobi nuk ligjësohet, ndryshe, do te kërkonim qe edhe për atë qe s’ka thonj t’iu bie përmbi me prerësen e thonjve. Do te kërkonim nga ai qe nuk ka qime nen sqetulla të bej diç te tille; gjera qe do te ishin qesharake për një te mençur dhe objekt talljeje për një armik te fesë.
([18]) Këtë mendim e kam huazuar nga Seferu-s-Seadeh te Mexhduddin Muhammed b. Ja’kub El Fejruz Abadi Esh Shirazi, bot: Mektebetu El Al Asrijje, Bejrut, f: 248
([19]) Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
([20]) Edhe pse nuk kane thënë se Islami i tij nuk është i vlefshëm pa syneti, megjithatë Maliku, Shafiu dhe Ebu Hanife mendojnë se duhet bere synet.
([21]) Ibni Tejmije mendon se duhet bërë përshpejtimi i synetise për njeriun qe pranon islamin. Pejgamberi, alejhi selam, atij qe sapo kishte pranuar Islamin i kishte thënë: أَلْقِ عَنْك شَعْرَ الْكُفْرِ وَاخْتَتِنْ Largoji prej vetes qimet e pabesimit (rruaji organet gjenitale) dhe behu synet". Pra e urdhëroi qe te pastrohej menjëherë dhe behej synet sa me pare qe te jete e mundur. Fetawa Ibni Tejmije
([22]) Tefsiri i Kurtubiut, komenti i kaptinës Bekare.
([23]) Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
([24]) Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari.
([25]) Fet’hul Bari Sherh Sahihil Buhari
([26]) Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
([27]) Lënia para për fëmiun e bërë synet është bidat. Shif: Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
([28]) Këshilli i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa ne krye me Bin Bazin, Allahu e mëshiroftë.
: Në këtë transmetim kjo shprehje ka ardhur ne dy forma: "pese janë nga natyrshmëria" dhe "natyrshmëria është pese" ndërsa ne transmetimin e Ahmedit ka ardhur qarte dhe pa asnjë dyshim: "pese gjera janë nga natyrshmëria".